Abazi: 3D – Deformim-Demagogji-Degradim, kështu duket linja e vërtet e Kurtit me SHBA

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për deklaratat e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abazi e përshkroi Kurtin me tri fjalë: “Deformim – Demagogji – Degradim”, duke e vlerësuar linjën e tij me SHBA-të si të gabuar dhe naive.

Ai shtoi se kjo qasje bie ndesh me realitetin dhe me vendimet e institucioneve amerikane.

Abazi theksoi gjithashtu se 3D-të e Kurtit nuk janë Diplomacy – Defense – Development, por një deformim i marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në.

Ai tutje tha se është irrituese që Kurti nga Amerika thotë se e mbron sovranitetin me Sveçlen dhe Krasniqin.

Postimi i plotë:

3D- Deformim-Demagogji- Degradim

Kështu duket linja e vërtet e Kurtit me SHBA. Se sa naiv do ishte nëse vërtet do të besonte në 3D e tij është e paimagjinueshme. Kjo do të ishte në rastin më të mirë një pretendim iluzor se Qeveria e Kosovës mund të përcaktoj se me kënd i ka punët mirë e me kënd jo përbrenda adminstratës së SHBA ose cilido shteti tjetër. Kjo i bie sikur kur nuk flet me zotin e shpisë por pi çaj më një nga fëmijët e shtëpisë. Po kaq naive është të thuhet se me Diplomacinë kemi mospajtime por me Mbrojtjen dhe Zhvillimin nuk kemi probleme. Po të ishte kjo e vërtetë poashtu i bie që Departamenti i Mbrojtjes dhe ai Thesarit nuk qenkan në linjë me Departmentin e Shtetit, që është institucioni vulë i të gjitha vendimeve dhe veprimeve. Do të ishte më shumë se naive që kështu të besonte cilido zyrtar e sidomos një deputet që ka qenë edhe kryetar i Komisionit parlamentar per Punë të Jashtme në kohën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Por mëqë është vështirë të besohet që ai Deputet beson në atë që thotë dhe Departamenti i Shtetit e demantoi plotësisht, kjo i bie që 3D nuk është Diplomacy-Defens- Development por është Deformim- Demagogji-Degradim i marrëdhënieve me SHBA njejtë sikur që është me BE.Në anën tjetër me shku në tokën amerikane dhe me shpërnda mjegull dhe publikisht para qytetarëve atje, të thuhet se unë dua rend the ligj në veri dhe se me Sveçlen dhe Krasniçin kam me mbajtë sovranitetin dhe me mbrojtë integritetin territorial, është irrituese, ofenduese dhe demagogji me deformim të së vërtetës dhe degradim i mëtutjeshëm i marrëdhënieve.

“Kjo i bie kur ke hyrë në gropë dhe në vend se të dalësh, vazhdon me gropu tutje dhe më thellë. Fundi do të jetë shumë i keq por i merituar plotësisht”.

Sa për rendin dhe ligjin në veri, nuk mundet dikush që refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë, nuk shkon në prokurori, sulmon hapur prokurorin e shtetit, sulmon ashpër e direkt edhe në baza etnike edhe gjykatën kushtetuese edhe gjykatësit, të bind askënd që e ka për rend dhe ligj, AQ më pak që ligjin por edhe rendin nuk e bën qeveria atë e bën parlameti dhe gjyqësia!

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika