Abazoviq: Mbi 2 milionë euro investime për spitalin në Beran

Kryeministri i Malit të ZI, Dritan Abazoviq, ka vizituar spitalin në Beran ku ka thënë se janë investuar mbi 2 milionë euro në mënyrë që kjo të bëhet qendër rajonale shëndetësore

Kyreministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Šceekić

Kryeministri i Malit Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me ministrin e Shëndestësisë, Dragoslav Šceekić, kanë vizituar spitalin e Beran-it. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se për këtë spital kanë ndarë mbi 2 milionë euro.

Tutje, Abazoviq ka treguar se investimi ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore të spitalit në qytetin e Beran-it.

“Qendra e Beran-it do të ketë një dhomë moderne angio, një mamografi, një ambient të ri radiologjik, rindërtim të godinës së neurologjisë dhe një njësi të kujdesit intensiv”, ka shkruar në Facebook Abazoviq.

Kyreministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Šceekić

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Šceekić, ka shkruar në Facebook se ai beson se në vitin e ardhshëm do të ketë më pak të infektuar dhe do të fillojë viti shkollor pa maska.

“Unë besoj se do të ketë gjithnjë e më pak të infektuar dhe se vitin shkollor do ta fillojmë pa maska”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Dragoslav Šćekić në Berane.

Ai ka thënë se është duke e pritur “propozimin e masave të reja që do të lejojnë funksionimin e qetë të fëmijëve në shkolla dhe punonjësve”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika