Abdixhiku: Deklaratë e pamatur e Sveçlës, mendja e pushtetit është në dhunë e krizë

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku reagoi mbi dy pika të deklaratës së Sveçlës, atë të ndërlidhjes së protestave të veteranëve me protestat në Serbi, dhe atë të presidentit serb me njërën nga mediat në Kosovë. Këtë të fundit, Abdixhiku e quajti “maskaradë” nga ana e Sveçlës. Ai thekson se një gjuhë e tillë nuk ka vend në Kosovë

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Si “e pamatur” e “nxitëse” është cilësuar deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga ana e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku reagoi mbi dy pika të deklaratës së Sveçlës, atë të ndërlidhjes së protestave të veteranëve me protestat në Serbi, dhe atë të presidentit serb me njërën nga mediat në Kosovë. Këtë të fundit dhe për rrjedhojë, injorimin e vërtetësisë së publikimeve, Abdixhiku e quajti “maskaradë” nga ana e Sveçlës.

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, ka shkruar ai.

Sipas Abdixhikut, një gjuhë e tillë nuk ka vend në Kosovë, e një veprim i kësaj natyre ka për zgjidhje shkarkimin.

“Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak. Kosova meriton më mirë. Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend.”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “të çuditshme” protestën e veteranëve të UÇK-së që planifikohet të mbahet të shtunën, duke bërë një lidhje me një tjetër protestë që do të zhvillohet në Serbi.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se ishte dora e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vendi nga i cili audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar me Simiq gjetën rrugën për t’u publikuar nga një gazetë në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se si pasojë e publikimit të tyre vijuan përleshjet në Kuvend e për rrjedhojë edhe u dëmtua imazhi i vendit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika