Abdixhiku: Kosova ka humbur një mundësi të madhe historike, popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje

"Popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të, mashtruan gjatë, zhbënë secilin qëndrim dhe përfunduan në rezultat edhe më të rëndë se secila gjendje paraprakisht", ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të dielën e 19 marsit ka qëndruar në Podujevë me rastin e 33 vjetorit të themelimit të kësaj dege.

Me këtë rast në fjalën e tij kryetari Abdixhiku ka thënë që është përgjegjësi e popullistëve të pushtetit që Kosova në momentin më të favorshëm të saj, humbi momentumin historik për marrëveshje finale e me njohje në qendër të saj.

“Në vend të kësaj, popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të. Mashtruan gjatë, zhbënë secilin qëndrim dhe përfunduan në rezultat edhe më të rëndë se secila gjendje paraprakisht. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë tani, është e pariparueshme më”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Ai po ashtu theksoi se “shteti i Kosovës sot është vënë para zgjedhjeve të vështira, si rezultat i politikës së pamatur të Qeverisë së Kosovës”.

“Për shkak të refuzimit të koordinimit me kohë, për shkak të mosprioretizimit të dialogut si interes nacional, për shkak të moskuptimit të rrethanave politike në kontinent e më gjerë, dhe për shkak të rënies në grackën e Serbisë rreth destabilitetit në veri të vendit, Kosova ka humbur një mundësi të madhe historike; atë të arritjes së një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe me njohjen në qendër në të”.

Kryetari Abdixhiku në 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë ka shprehur mirënjohje për të gjithë veprimtarët e veprimtaret e LDK-së që u angazhuan dhe vepruan që nga themelimi deri më tani.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika