Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se, me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
Sipas Abdixhikut, gjatë takimit është informuar për iniciativën e Presidentit amerikan Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes, një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, si dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se i ka shprehur Presidentes Osmani mbështetjen e plotë të Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes, aleancave – në veçanti me Shtetet e Bashkuara – dhe rritja e rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jenë prioritete kyçe.
Abdixhiku ka ritheksuar se LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë të Kosovës.