Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet e parakohshme paralemntare.
Abdixhiku, në një prononcim për media, pas votimit u shpreh se në këtë ditë vendimmarrja i kthehet sovranit, njofton Dukagjini.
“Është ditë e mirë ditë e mbarë dhe le të shpresojmë që në vazhdimësi i gjithë procesi i votimit do të shkojë mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme të zgjedhin për zhvillim, stabilitet e për të ardhme euroatlantike të Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku ka falënderuar komisionerët dhe vëzhguesit, Prokurorinë, Policinë dhe mediat.
“Që edhe në këtë ditë të madhe të demokracisë vazhdoni të bëni punën e domosdoshme. Le të shpresojmë që gjithçka do të shkojë mbarë e mirë e le të fitojë populli i Kosovës”, deklaroi Abdixhiku.