Abdixhiku pret në takim lamtumirës Minxhozin, i dhuron një Helmetë Ilire

"Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një Helmetë Ilire. Rrugëtim të mbarë ambasador. Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën", ka shkruar Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të martën ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Për shërbimin 9-vjeçar si ambasador, Abdixhiku i ka dhuruar si dhuratë simbolike një “Helmetë Ilire”

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se pas 9 vjetësh shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë.

“Pas 9 viteve shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë. Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një Helmetë Ilire. Rrugëtim të mbarë ambasador. Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika