Abdixhiku: Propozimi për reduktim të akcizës në derivate po refuzohet nga pushteti

I pari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë se të hënën do të dorëzohet në Kuvend, kërkesa për debat parlamentar dhe rezoluta me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë , për reduktimin e akcizës në derivate dhe heqjen e TVSH-së në produkte esenciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka thënë se të hënën e 13 qershorit, bëhen 100 ditë nga propozimi i parë për reduktim të akcizës në derivate dhe reduktim të TVSH-së në produkte esenciale.

Sipas tij, ky propozim është refuzuar e po vazhdon të refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çmimi i naftës në mëngjesin e së hënës, po shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër.

“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se sot do të dorëzohet në Kuvend, kërkesa për debat parlamentar dhe rezoluta me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë.

“Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shtuar më tutje Abdixhiku.

Për rritjen e çmimit të naftës, Ministria e  Tregtisë dhe Industrisë pritet t’i përgjigjet me një vendim për caktimin e marzhës së fitimit, ku për shitësit me pakicë, fitimi në litër do të jetë 6 deri në 10 cent, ndërsa të atyre me shumicë, 2 deri në 3 cent.

E kjo nuk i kishte pëlqyer aspak Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, të cilët kishin mbajtur një mbledhje urgjente.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjanit, një propozim të tillë e kishte vlerësuar si të papranueshëm.

”Kërkesat tona si shoqatë janë vazhdimi i ekonomisë së tregut të lirë, njëjtë si 22 vitet paraprake në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe caktimi i marzhave të jetë i bazuar në nivelet e çmimeve aktuale, në të cilat shitja me shumicë të bëhet për 3 për qind, ndërsa ajo me pakicë 12 për qind”, kishte theksuar Berjani.

Madje, ata kanë kërkuar nga Qeveria që të ulë akcizën apo edhe Tatimin në vlerën e shtuar.

Naftëtarët paralajmërojnë mbylljen e pompave

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika