Abdixhiku uron Xhaferin: Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, teksa ka thënë se kjo është një arritje historike, e që duhet të shërbejë si inspirim për shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e postit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se kjo është një arritje historike, e që duhet të shërbejë si inspirim për shqiptarët.

Ai ka theksuar se shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Talat Xhaferi është i tillë”, shkroi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika