Abdixhiku: Vendimet e Kuvendit të LDK-së do të jenë të lira dhe demokratike

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para mbajtjes së Kuvendit të partisë, ka deklaruar se vendimet që do të merren sot do të jenë të lira dhe plotësisht demokratike.

Duke i përshëndetur mediat, Abdixhiku u uroi mirëseardhje gazetarëve me fjalët “Mirë se vini në demokraci”, njofton Dukagjini.

Abdixhiku, mes tjerash, theksoi se kjo ditë duhet të shënohet me maturi dhe përgjegjësi, duke shprehur shpresën që procesi të shërbejë si shembull pozitiv jo vetëm për LDK-në, por edhe për partitë e tjera politike në vend.

“Dua ta shënojmë këtë ditë me maturi. Le të jetë një standard i mirë dhe i mbarë, jo vetëm për LDK-në, por për të gjitha partitë. I siguroj anëtarët e LDK-së se nga ky Kuvend do të dalim më të unifikuar për të ardhmen që na pret. Me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se Kuvendi i LDK-së është organi më i lartë vendimmarrës i partisë dhe ka të drejtë të plotë për të vendosur për çdo çështje në rend dite.

“Është Kuvendi i LDK-së, Kuvendi ka çdo të drejtë për çdo gjë”, tha Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika