Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Bajram Curri”.
Ai ka thënë se gjatë bisedës me ta është ndjerë energjia dhe vendosmëria për mobilizim deri në ditën e zgjedhjeve.
“Takim me banorët e lagjes Bajram Curri, një kafe mes njerëzve me energji të jashtëzakonshme. Banorët e kësaj lagje treguan vendosmëri dhe entuziazëm për mobilizim deri në ditën e votimit. Biseduam hapur për nevojat e tyre, por edhe për rolin e madh që Bajram Curri do të ketë në fitoren tonë më 12 tetor”, ka shkruar Abrashi në Facebook.