Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për dhunim dhe përfshirje në pornografi me fëmijë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë kosovare.
Pas aktit, ai thuhet se e ka incizuar dhe më pas e ka shpërndarë videon.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 13.06.2025 dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare, si dhe i njëjti kishte shpërndarë një video incizim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar si ‘Dhunim / Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.