Ajvazi: KEK fillimisht planifikoi prodhim 0 MW/h për 21 qershor, më pas e përditësoi

Kushtrim Ajvazi, ekonomist në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se pas njoftimeve të KEK-ut dhe KESCO-s, si dhe pas shqetësimeve të ngritura për mungesën e rrymës, ka pasur mobilizim institucional.

Ai ka treguar se ka vizituar faqen zyrtare të KEK-ut, ku ka parë dhe ka publikuar njoftimin për planifikimin e prodhimit të datës 21 qershor, i cili, sipas tij, ishte paraparë të jetë 0 MW/h.

“Unë besoj se është bërë një ndërhyrje pas këtij njoftimi dhe pas situatës së krijuar me shqetësim, sepse personalisht hyra në faqen e KEK-ut ku është i publikuar planifikimi ditor i prodhimit për ditën e nesërme dhe e publikova. Prodhimi për datën 21 qershor ishte i planifikuar të jetë 0 MW/h,” ka deklaruar Ajvazi.

Ai shtoi se, para se të shkonte në studio, në faqen e KEK-ut ishte bërë një përditësim i të dhënave.

“Planifikimi për prodhim orar tani është rreth 110 MW/h për datën 21 qershor, ndërsa planifikimi i konsumit varion nga 700 deri në 800 MW/h. Kjo nënkupton që KEK-u do të mbulojë rreth 12% të ngarkesës totale për atë ditë,” ka thënë ai.

Ajvazi ka theksuar edhe njëherë se planifikimi fillestar i KEK-ut për 21 qershor ka qenë 0 MW/h.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika