AKI-ja dhe ARBK-ja nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Të hënën e 27 nëntorit, në Objektin Qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit i cili do të ndihmojë ARBK-në dhe AKI-në në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore

Të hënën e 27 nëntorit, në Objektin Qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti dhe zv. drejtorit të përgjithshëm, të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe Haliti.

Sipas njoftimit të AKI-së, ky Memorandum do të ndihmojë ARBK-në dhe AKI-në në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

“Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika