Aksident në Lëbushë të Deçanit, lëndohen pesë persona

Si pasojë e një aksident trafiku në Lëbushë të Deçanit, pesë persona kanë mbetur të lënduar, por që ata janë jashtë rrezikut për jetë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura

Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Lëbushë të Deçanit.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

Në këtë aksident, sipas Gashit, kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 07:23, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, ku pesë persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika