Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Besi të Prishtinës. Sipas informacioneve të para, i aksidentuari dyshohet të jetë personi që ishte duke udhëtuar me motor.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe pritet të japë detaje shtesë lidhur me shkaqet dhe pasojat e këtij aksidenti.