Një aksion i gjerë është zhvilluar nga disa institucione të rendit në Pejë, ku në fokus kanë qenë bizneset e argjendarive.
Operacioni është realizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me njësitë për hetimin e krimeve ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare, aksioni është përqendruar në verifikimin e veprimtarisë së bizneseve që merren me shitblerjen e arit dhe produkteve të tjera të çmuara.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokuorisë, Shkodran Nikqi.
“Po, mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar nje aksion ne koordinim me Krimet ekonomike te Policise se Kosoves, inspektoret e tregut, Doganen dhe ATK-ne”