Aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me patentë shoferë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave – A.R., L.G., D.T., A.A. dhe F.T. – nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me procedurat e marrjes së patentë-shoferit.

Sipas aktakuzës, A.R., në cilësinë e ekzaminerit, nga 18 korriku deri më 22 shtator 2022, ka ndihmuar disa kandidatë gjatë testit teorik duke u treguar përgjigjet e sakta.

L.G., më 18 korrik 2022 në Pejë, si asistent administrativ në njësinë për patentë-shofer, i ka mundësuar një kandidati të paraqitet në provim pa kryer fletëpagesën, duke përdorur një fletëpagesë të vjetër e të pavlefshme, pasi kandidati kishte dështuar disa herë më parë. Kandidati më pas e ka kaluar testin teorik.

D.T., A.A. dhe F.T., nga 6 janari deri më 13 shtator 2022 në Deçan, si zyrtarë të një autoshkolle, u kanë plotësuar disa kandidatëve librezën e orëve të mësimit praktik, duke pretenduar se i kishin kryer, edhe pse ata nuk ndodheshin fare në Kosovë në atë periudhë. Kandidatët më pas kanë hyrë në provimin për patentë-shofer.

Prokurori i rastit, përveç kërkimit të dënimit për të pandehurit, ka propozuar edhe shqiptimin e dënimeve plotësuese si ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe ndjekjen e kryesve të këtyre veprave penale.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika