Albion Rrahmani shpallet “Ylli i Javës”

Çmimi "Ylli i Javës"për javën e 19-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Ballkanit , Albion Rrahmani.

Me fillimin e stinorit pranverore vazhdon edhe ndarja e çmimit “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ky çmim për javën e 19-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Albion Rrahmani.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

Sulmuesi i portokallezinjve ka qenë protagonist i kësaj jave, ngase shënoi tre gola në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire kundër Malishevës (4:2).

Pas marrjes së këtij çmimi, Albion D. Rrahmani u shpreh i lumtur dhe premtoi se do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në të ardhmen.

“Për mua është hera e parë që shpallem ‘Ylli i Javës’ dhe sinqerisht jam shumë i lumtur. Të shpërblehesh si më i miri i xhiros është një motiv shtesë për të vazhduar punën dhe për të synuar ende më shumë. Gjithsesi ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik për çka i falënderoj shumë”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

Ai tutje ka folur edhe për objektivat e portokallezinjve në këtë edicion. “Ballkanin këtë edicion e shoh sërish kampion të Kosovës. Rruga për ta mbrojtur titullin nuk do të jetë e lehtë por ne do të punojmë maksimalisht dhe do t’i marrim ndeshjet radhazi. Besoj që me këtë grup të lojtarëve, me përkushtimin e shtabit teknik dhe organizimin e mirë të klubit, do ta përsërisimin suksesin e vitit të kaluar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika