Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Votimi për ta u bë në paketë dhe mori 101 vota pro, ndërsa nëntë deputetë të Listës Serbe abstenuan.