Ambasada gjermane kritikon përpjekjet e VV-së për keqpërdorim politik të operacionit humanitar në Ujman

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar me tone të ashpra ndaj mënyrës se si Qeveria në detyrë dhe partia Vetëvendosje kanë paraqitur vendosjen e ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së në liqenin e Ujmanit.

Në një deklaratë për media, ambasada është shprehur “thellësisht e shqetësuar” për politizimin e një operacioni që sipas saj kishte karakter “rreptësisht humanitar”.

“Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare. Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për pikë politike.

Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin publik dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit.

Ambasada Gjermane përsërit mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh vlerësim të sinqertë për të gjithë personelin e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme të rimëkëmbjes. Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërbejnë të mirës publike dhe shërbejnë si një kujtesë për atë që mund të arrihet kur institucionet punojnë së bashku në shërbim të dinjitetit njerëzor”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika