Ambasada gjermane: Pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme

Lideri i grupit terrorist, Milan Radojçiq

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar me rastin e dyvjetorit të sulmit terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një deklaratë të saj, ambasada ka theksuar se dy vite pas ngjarjes së rëndë, autorët e këtij sulmi, përfshirë edhe udhëheqësin e vetëpranuar të tij, Milan Radoiçiq, vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi.

“Dy vjet nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë dhe megjithatë, udhëheqësi i vetëpranuar i sulmit, Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. Dy vite nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe pavarësisht garancive të shumta se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është sjellë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e qartë është e papranueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

Tutje, ambasada thekson se është imperative që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika