Ambasadori Berishaj në Sarajevë, përcjell urimet e Kosovës për Fitër Bajram te Kreu i Bashkësisë Islame të Bosnje-Hercegovinës Kavazoviç

Në kuadër të një vizite në Bosnje dhe Hercegovinë, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj së bashku me diplomatin Mentor Tahiri kanë zhvilluar një takim të veçantë me Reis-ul-uleman e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviç.

Gjatë kësaj takimi ambasadori Berishaj, në emër të Republikës së Kosovës i ka përcjellur ef. Kavazoviçit urimet më të sinqerta me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në njoftim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb thuhet se gjatë këtij takimi është theksuar lidhja e qëndrueshme, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve të Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta që promovojnë solidaritetin, paqen dhe mirëkuptimin.

Kjo vizitë thuhet se u vlerësua si një tjetër dëshmi e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve përkatëse, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe respektit reciprok thuhet në njoftim.

Me këtë rast, ambasadori Berishaj uroi që festa e Fitër Bajramit të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjitha familjet.