
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është pritur në Bihaq nga Kryeministri i Kantonit Una-Sana, z. Mustafa Ruzhniq.
Ambasadori ishte i shoqëruar nga diplomati Mentor Tahiri, si dhe nga Kryetarja e Bashkësisë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës, znj. Elvira Dushi, përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Una-Sana, profesoresha Asmira Beqiraj dhe z. Enver Bytyqi.
Në takim janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me strukturat e Kantonit Una-Sana, me theks të veçantë në forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe institucionale.
Palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimin lokal, investimet dhe promovimin e shkëmbimeve ndërmjet komuniteteve.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të marrëdhënieve dhe krijimit të urave të qëndrueshme bashkëpunimi në nivel rajonal.
Në një video të siguruar nga Dukagjini shihen simbolet shtetrore të Kosovës në eskorten e ambasadorit Berishaj.


