Ambasadori Hovenier takon kryetarin e komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, pas takimit të realizuar gjatë javës së kaluar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, të martën e 9 gushtit është takuar me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe Dalibor Jevtiç

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, të martën e nëntë gushtit është takuar me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.

Ky takim vjen një javë pas takimit të Hovenierit me kryetarin e Listës Serbe, dhe njëherësh me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç.

Gjatë takimit të tij me Jevtiç, është diskutuar rreth shqetësimeve që Jevtiç ka në raport me komunën të cilën ai e drejton.

“Vizitë të mrekullueshme në Shtërpcën e bukur sot, një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës. I nderuar të takohem me kryetarin Jevtiç dhe të dëgjoj shqetësimet e tij dhe të shoh sipërmarrësit kosovarë në veprim”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në Twitter.

Ndërkaq, në takimin e tij me Rakiç, ambasadori amerikan është pajtuar se takimi në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, është shumë i rëndësishëm për uljen e tensioneve në veri.

“Por po ashtu folëm rëndësinë e shqetësimeve të serbëve të Kosovës, dhe për elementet se si duhet të vazhdojnë gjërat. U pajtuam për rëndësinë e takimit të presidentit Vuciq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel më vonë gjatë muajit. Duhet ta shikojnë mënyrën sesi të deeskalizohet”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka thënë se i ka përmendur Rakiqit vendimin e Qeverisë amerikane për futjen në listë të zezë të anëtarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika