Haradinaj: Amerika është hidhëruar me Kurtin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke dëmtuar përkrahjen që ShBA-ja ia ka dhënë Kosovës, dhe është duke e dëmtuar rezultatin që ka ardhur si pasojë e kësaj përkrahjeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj





“Amerika është hidhëruar me Kurtin, pasi është duke i bërë dëm vendit të vet, dhe nuk i ka bërë dëm Amerikës, por i ka bërë dëm Kosovës”, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka folur për raportin e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka thënë, “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka prishur raportet se ka dëmtuar Amerikën, por sepse ka dëmtuar Kosovën”.

Sipas Haradinajt, qeveria e Kosovës pa miratimin amerikan u ka dhënë shansin serbëve të bëjnë veprime kundër shtetësisë së Kosovës.

“Nëse Kurti vazhdon shumë gjatë kësaj rruge, Kosova është duke e humbur kontrollin në pjesën veriore të saj, edhe po shkëputet lidhja strukturore e sistemit të Kosovës me veriun. Realisht po e largon nga Kosova një pjesë të territorit e të popullsisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Më tej, ai ka treguar se tani është koha që të mbledhin paratë për energjinë elektrike që është shpenzuar nga qytetarët serbë, por nuk ka struktura që do të mund t’i grumbullojë këto para.

Haradinaj ka përfunduar duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke dëmtuar përkrahjen që ShBA-ja ia ka dhënë Kosovës, dhe është duke e dëmtuar rezultatin që ka ardhur si pasojë e kësaj përkrahjeje.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika