Të parëndësishëm për zgjedhjet e bashkive në Shqipëri, e ka cilësuar analisti Ilir Kulla, Luiz Ejllin, i cili së fundmi e ka fituar Bigbrotherin.
Kulla në emisionin “Rreth e Rrotull”, tha se Ejlli mund të ketë ndikuar vetëm në rezultatet e bashkisë së Shkodrës, ku kandidati I PS-së, Benet Beci, gati se e ka fituar garën.
Ai tha se në pjesët e tjera të Shqipërisë, Luiz Ejlli është i parëndësishëm.
“Fenomeni Luiz Ejlli, është fenomen vendor i parëndësishëm, ka ndikuar me siguri në Shkodër, apo në rrethinë të Shkodrës. Në pjesën tjetër nuk ka ndikuar, fakti që nuk kanë dalë demokratët të votojnë, nuk ka të bëjë me të”, ka thënë ai.

Për rezultatin e keq të PD-së, Kulla tha se arsyet kryesore janë përçarja dhe lideri i saj, Sali Berisha.
“Një seri gjërash, gjëja e parë është përçarja, e dyta është fakti që opozita e sotme pretendon t’u imponojë ndjekësve të saj një lider 80 vjec. Keni parasysh që te ne shqiptarët, që të identifikuarit antiperëndimorë dhe antiamerikanë, futja e Sali Berishës në listë të zezë është parë me skepticizëm”, ka thënë ai.
Po ashtu, për këtë rezultat, sipas tij, ka ndikuar edhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje.