Anulimi i hapjes së tregut nga Gjykata Komerciale, “një javë heshtje” nga ZRRE-ja

Një javë nga aktgjykimi i Gjykatës Komerciale për anulimin e njoftimit për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, Zyra e Rregullatorit për Energji ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar. Përballë kësaj heshtjeje, bizneset kërkojnë qartësi, teksa përsërisin kërkesën që procesi të shtyhet për një vit.

Zyra e Rregullatorit për Energji vazhdon heshtjen në raport me aktgjykimin e Gjykatës Komerciale, që “anuloi në tërësi” njoftimin për hapjen e tregut për bizneset e mëdha dhe caktoi masën e pezullimit.

Aktgjykimi i Komerciales mban datën 29 Korrik, ndërsa një javë pas Rregullatori nuk ka dalë ende publikisht për të qartësuar pozicionin e tij.

Në heshtje është edhe Korporata Energjetike e Kosovës, e cila në dy muajt e kaluar furnizoi bizneset që u nxorën në tregun e hapur.

Njësoj, pa zë për aktgjykimin është, edhe kompania private për furnizim, KESCO.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skender Krasniqi, tha se ZRRE-ja duhet të qartësojë qëndrimin, duke kthyer gjendjen para 1 qershorit dhe t’u jap kohë një vit bizneseve dhe operatorëve të licencuar që të përgatiten.

Edhe pse konfirmoi se bizneset nuk janë shkyçur edhe pas përfundimit të afatit për furnizim të përkohshëm, ai tha se në mungesë njoftimi zyrtar ato ende nuk e dinë se kush po ua sjellë rrymën.

“Jo nuk e dinë (prej nga po e marrin rrymën), bizneset po vazhdojnë sepse vendimi i Gjykatës është i prerë, është anulu vendimi i ZRRE-së dhe këta po vazhdojnë të furnizohen. Mirëpo, do të duhej ZRRE-ja që menjëherë në fund të Korrikut të merrte vendimin, jo të fillojë gushti i paqartë edhe për bizneset edhe për ZRRE-në. Që të marrë rrymë me fatura prapë të paqarta”, ka thënë Krasniqi.

Heshtja e ZRRE-së dhe vonesat në vendimmarrje, sipas Krasniqit, kanë krijuar gjendje kaotike dhe një gjendje jashtëzakonisht të rëndë për bizneset.

“E ka sjellë biznesin në një gjendje të jashtëzakonshme, ku nuk ka ditë si të veprojë, ku çmimet kanë variuar deri në 200, 300, 500 për qind dhe ndoshta mund të variojnë prapë në dimër. Bizneset nuk kanë qenë të përgatitura, as bizneset për blerje, e as kompanitë nuk ka pasur që kanë qenë të përgatitura për blerje paraprake që pastaj të ofrojnë shitje”, ka shtuar Krasniqi.

Javën e kaluar, Gjykata Komerciale nëpërmjet një aktgjykimi “anuloi në tërësi” vendimin e ZRRE-së për nxjerrjen e rreth 1300 bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika