Arabia Saudite është duke e përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme pozicionin jashtë loje ndaj Argjentinës.

Katër gola kanë shënuar argjentinasit, nga ta, tre ishin me pozicion jashtë loje.

Golin e vetëm të rregullt për kombëtaren e Argjentinës e shënoi në minutën e dhjetë Lionel Messi nga pika e bardhë.

Penalltia u akordua pas shikimit të teknologjisë VAR, nga gjyqtari kryesor.

Ndryshe pjesa e parë u dominua me lojë dhe raste nga Argjentina, por duke mos mundur të shënojnë më shumë se një gol, dhe atë vetëm nga penalltia.