Argjentina–Spanja, dueli i madh për Kupën e Botës

Bota e futbollit sonte do t’i ketë sytë nga stadiumi MetLife në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nga ora 21:00 zhvillohet finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës.

Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar katër vjet më parë dhe të bëhet vetëm kombëtarja e tretë në histori, pas Italisë dhe Brazilit, që fiton dy Kupa Bote radhazi.

Në anën tjetër, Spanja kërkon të rikthehet në majën e futbollit botëror, duke fituar titullin e dytë pas suksesit historik në vitin 2010. “La Roja” synon gjithashtu të përsërisë arritjen e viteve 2008 dhe 2010, kur triumfoi fillimisht në Kampionatin Evropian e më pas në Kupën e Botës.

Një nga përballjet më të pritura të finales është ajo mes legjendës argjentinase Lionel Messi dhe talentit spanjoll Lamine Yamal, i cili konsiderohet nga shumë si pasardhësi i yllit argjentinas.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka theksuar se Messi është një futbollist unik në histori, ndërsa ka kërkuar që Yamal të vazhdojë rrugën e tij pa u krahasuar me askënd.

Spanja ka arritur në finale me paraqitje bindëse gjatë gjithë turneut, ndërsa Argjentina ka treguar karakter duke përmbysur disa ndeshje të vështira dhe duke siguruar kualifikimin në momentet vendimtare.

Finalja e sonte pritet të ndiqet nga miliarda shikues në mbarë botën, ndërsa në fund të mbrëmjes do të mësohet kampioni i ri i botës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika