Arifi: Pa Amerikën s’ka paqe, rikthimi i saj në Lindjen e Mesme është i domosdoshëm

Ish-diplomati Avni Arifi ka deklaruar se pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në botë, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Në një prononcim lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe ndërhyrjen e SHBA-ve në Iran një ditë më parë, Arifi tha se rikthimi i rolit amerikan në rajon është jetik.

“Është në interes të rajonit që SHBA-të të rikthehen dhe të marrin një rol shumë më të madh. Këtë e dëshirojnë aleatët e saj dhe këtë e kanë pritur edhe kundërshtarët e saj. Pa Amerikën nuk ka paqe në botë,” deklaroi ai, duke theksuar se paqja, në fund të ditës, është një çmim që SHBA-të duhet ta paguajnë.

Sipas Arifit, prania e Amerikës është kushti i vetëm për paqen e qëndrueshme dhe potencialisht për krijimin e një shteti palestinez sipas planit të dikurshëm.

Ai foli edhe për rrezikun që paraqet posedimi i armëve bërthamore nga Irani, duke e cilësuar si kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë shtetin iranian. “Nëse një bombë atomike bie në duart e këtyre njerëzve, nuk e di kush, por do të implikonte shumëçka,” tha Arifi.

Ai përkujtoi gjithashtu represionin e brendshëm në Iran. “Në tre vitet e fundit, mbi dy mijë të rinj e të reja janë varur në qendër të qytetit vetëm pse kanë kërkuar të hiqet shamia,” tha ai, duke shtuar se për vite me radhë interesat amerikane janë dëmtuar në Lindjen e Mesme, por supremacia e SHBA-ve mbetet e padiskutueshme.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika