Një person i dënuar për vrasje është arratisur nga burgu i Mitrovicës së Veriut, ndërsa Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të tij.
Burimet e televizionit Dukagjini kanë mësuar se i arratisuri është Dorde Radomiroviq, i cili ishte dënuar me 14 vjet burgim për veprën penale të vrasjes.
Policia e Kosovës në veri e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se janë në kërkim aktiv të personit në fjalë.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) lidhur me mënyrën e arratisjes.