Arrestimi dhe lirimi i 5 zyrtarëve policorë, si ndikon në imazhin e policisë?

Gjykata e Apelit një ditë më parë ka marrë vendim për lirimin e 5 zyrtarëve policorë të cilët ishin të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, njohës të sigurisë e konsiderojnë vendim të drejtë dhe se të njëjtit kishin mbetur në paraburgim për shkak të presionit publik, gjë që edhe mund të ndikojë në imazhin e Policisë së Kosovës

Pesë policët të cilët dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan, janë liruar nga paraburgimi këtë javë, pas vendimit të dytë të Gjykatës së Apelit.

Të njëjtit u pretendua se u lanë në paraburgim nga Gjykata Themelore më shumë për shkak të presionit publik, sesa nga veprimet e tyre.

Ish-zyrtari policor Hilmi Canolli, thotë se kjo është arsyeja kryesore që mbetën në paraburgim.

“Unë mendoj që presioni publik, ka ndikuar më tepër në caktimin e masës së paraburgimit, sesa në lirimin e tyre, për arsyje se, I gjithë opinion publik ka pas postime të pafundme në rrjetet sociale, nëpër portale të ndryshme, ku në njëfar forme edhe policia është sulmu në këtë rast”, ka thënë Hilmi Canolli, Ish-zyrtar policor.

Canolli beson që policët kanë vepruar siç ka qenë e nevojshme.

E eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë që veprime dhe raste të tilla, mund të dëmtojnë imazhin e Policisë së Kosovës, por jo edhe ndaljen e punës së tyre.

“Rastet e tilla sensitive të cilët japin impakte të caktuara mund të ndikojnë në vendimet gjyqësore por asesi në punën zyrtarëve policorë, prandaj ky vendim është një mesazh që policia mund të kryejnë punën e tyre konform legjislaturës së Kosovës”, ka thënë Drizan Shala, Ekspert i sigurisë.

Televizioni provoi të marrë një qëndrim edhe nga familja e Zejnullahut në lidhje me këtë vendim të Apelit, por ajo ishte e pa qasshme.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika