Arrestimi i doktorëve në Gjilan, Zemaj: Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, pas arrestimit të një anesteziologu dhe një kirurgu si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka akuzuar qeverinë aktuale duke thënë se “tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës”.

“Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale. Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit”, shkroi Zemaj.

Sipas tij, verdikti dihet, “shkelësit e ligjit – të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të dënohen”.

“Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit”, shkroi Zemaj.

Prokuroria Themelore e Gjilanit do të kërkojë masën e paraburgimit për dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, nën dyshimet për marrje të ryshfetit.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Liridona Xheladini, zëdhënëse në Prokurorinë e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të autoriteteve, mjeku anesteziolog dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 eurosh për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkaq, mjeku kirurg dyshohet se lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore kishte marrë 330 euro ryshfet dhe kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Para arrestimit, hetuesit kishin bërë simulimin e veprës penale.

“Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika