Arrestohen dy të dyshuar për demolimin e vilave dhe shtëpinë e një të afërmi në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy personanë Prizren pasi dyshohet se kanë demoluar vilat dhe shtëpinë e një të afërmi. 

Në raportin ditor thuhet se rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, asgjësim-dëmtim i pasurisë dhe dhunë në familje dhe ka ndodhur të hënën. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raporti 24-orësh të Policisë. 

Tutje thuhet se vlera e demit raportohet të jetë e lartë.

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë,  një shufër metalike,  tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika