Policia e Kosovës ka arrestuar A.P., 37 vjeç, nga fshati Velezhe – Prizren, i cili ishte në arrati për disa vjet dhe i kërkuar për vepra penale të rënda, përfshirë ‘vrasjen’.
Më 9 shkurt 2026, rreth orës 22:30, patrulla policore e Stacionit Policor të Prizrenit ka lokalizuar dhe arrestuar 37-vjeçarin nga fshati Velezhe – Prizren.
Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest nga gjykata për ‘Vrasje’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘Mbajtje, posedim dhe kontroll i paautorizuar i armës’.
Rasti i vrasjes daton në vitin 2015, ku i dyshuari kryesor tashmë është dënuar, ndërsa A. P. kishte qëndruar në arrati për disa vjet.
Pas arrestimit, më 10 shkurt 2026, ai është dërguar në Prokurorinë Speciale për procedurat e mëtejshme.