Arrestohet edhe një person në Prizren lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit

Është arrestuar edhe një person në Prizren në kuadër të aksionit kundër degradimit të mjedisit që ishte ndërmarrë më 4 qershor të këtij viti. Numri total i të arrestuarve në aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës ka arritur në 19 sosh. 

Është arrestuar edhe një person në Prizren në kuadër të aksionit kundër degradimit të mjedisit që ishte ndërmarrë më 4 qershor të këtij viti. Numri total i të arrestuarve në aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës ka arritur në 19 sosh. 

Policia ka thënë se i arrestuari i fundit nuk kishte mundur të identifikohej fillimisht në aksionin e 4 qershorit. Por, pas analizimit të provave është arrestuar dhe i janë sekuestruar mjetet me të cilat dyshohet se ka kryer veprën penale. 

“Ndërkohë, pas analizimit të provave dhe mjeteve të kryerjes së veprave penale, i njëjti është identifikuar dhe është arrestuar, si dhe janë sekuestruar mjetet e kryerjes së veprës penale, një kamion dhe një eskavator”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. 

I dyshuari i fundit, besohet në vazhdimësi nga shkurti i vitit 2025 deri më 4 qershor të vitit 2025, në rajonin e Prizrenit përreth lumit Drini i Bardhë, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke bërë ndotjen, degradimin dhe shkatërrimin e mjedisit dhe ka shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore, duke eksploatuar, përpunuar dhe separuar rërë dhe zhavorr.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 të KPRK-së. Po ashtu, nga veprimet e lartëcekura është shkatërruar rrjedha e lumit nga nxjerrja e rërës dhe zhavorrit nga punimet e makinerive të rënda, duke lënë gropa të hapura, në vende ku mund të lëvizin një numër i madh i njerëzve, me ç’rast është shkaktuar rrezik i madh për trupin dhe jetën e njerëzve të cilët mund të lëvizin në atë territor. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356  të KPRK- së”, thuhet në njoftim. 

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

Gjatë aksionit të 4 qershorit fillimisht ishin arrestuar 18 të dyshuar. 

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika