Arrestohet një 19-vjeçar në Pejë, dyshohet se e dhunoi një vajzë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar në Pejë nën dyshimin për dhunimin e një vajze.

Policia ka njoftuar se të shtunën rreth orës 02:45 në lagjen Karagaç dy vajza kishin problem me njё person. të cilat kanë deklaruar se i dyshuari e kishte dhunuar njërën.

I dyshuari i arrestuar me inicialet G.T, është dërguar në mbajtje.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё ti ndihmoj pёr ti dёrguar nё Spital, mirpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin G.T. 19 vjeç, i cili është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika