Arrestohet një burrë në Gjilan, dyshohet për dhunimin e një të miture

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore pasi që nuk ka pranuar të kthehet në familje

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore pasi që nuk ka pranuar të kthehet në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika