Arrestohet një person në Fushë Kosovë për falsifikim të dokumenteve – i konfiskohen pesë vula të institucioneve

Ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Policia njofton se arrestimi është bërë më 18 qershor, ndërsa dyshohet se rasti ka ndodhur më 22 mars 2022.

Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, janë konfiskuar prova materiale, përfshirë pesë vula të institucioneve të ndryshme, akte noteriale, diploma, kontrata dhe marrëveshje të ndryshme.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika