Arrestohet një person në Prizren për dhunim të një të miture

Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren rreth orës 17:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj një vajze të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima femër është intervistuar në prani të një prindi dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), dhe më pas është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

I dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent dhe është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rastit, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika