Arrestohet një shtetas serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest aktiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb në kryeqytet, ndaj të cilit ekzistonte një urdhërarrest aktiv.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është kryer të enjten, pas verifikimeve që kanë konfirmuar se personi ishte në kërkim nga autoritetet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas serb, pasi që i njëjti kishte urdhërarrest aktiv. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës