ASK: Në Kosovë ka rënie të natalitetit për 15% nga muaji janar

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për muajin shkurt.

Sipas ASK-së ka rënie prej 15% në natalitet që nga muaji janar.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Shkurt janë regjistruar 1804 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 947 dhe femra 857 Krahasuar me muajin Janar 2023 kemi rënie të numrit të lindjeve për (-15%)”, thuhet në publikimin e ASK-së

Rënie për 9% në krahasim me muajin janar ka edhe në numrin e personave të vdekur.

Sa i përket kurorëzimeve ka rënie prej 34% në numrin e çifteve të kurorëzuara, raporton EO.

“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Shkurt janë 1317 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-34%).”, konstatoi ASK.

Ndërsa për 22% ka rënie edhe në numrin e çifteve të shkurorëzuara.

“Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Shkurt janë 122 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-22%).”, tha ASK.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika