“Asnjë rrugë, asnjë urë e as një hekurudhë”- Bajrami kritikon Qeverinë: Pesë vite pushtet të humbura nga Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të buxhetit, duke e quajtur shqetësuese strukturën buxhetore të pesë viteve të fundit.

Ajo, duke u bazuar në të dhënat e Serive Kohore të Ministrisë së Financave, ka theksuar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shpenzuar gjithsej 1,412 miliardë euro.

Nga kjo shumë, 391 milionë euro janë shpenzime të komunave, ndërsa 1,021 miliardë euro janë shpenzime të nivelit qendror.

Sipas Bajramit, gjatë kësaj periudhe komunat kanë shpenzuar 105 milionë euro në investime kapitale, që përbën rreth 27% të buxhetit të tyre, ndërsa niveli qendror ka dedikuar vetëm 138 milionë euro për investime kapitale, ose 13% të shpenzimeve totale.

“Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shenjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik. Trashëgimia e tij qeverisëse është baras me zero”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka shtuar se për vitin 2025 buxheti i paraparë për investime kapitale është 931 milionë euro, ndërsa në gjashtëmujorin e parë janë realizuar vetëm 243 milionë euro, prej të cilave 105 milionë janë realizuar nga komunat.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika