Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Përdorimi i rrjeteve sociale e veçmas “TikTok-in” prej klubet të ndryshme të futbollit po sjellin interaktivitet edhe me zhanret e muzikave që ata i përdorin.

Ekipi spanjoll, Atletico Madrid periudhës së fundit është tejet aktiv me përmbajtjet që ata i postojnë në profile të tyre.

Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit.

Pyetja e radhës për ndjekësit e faqes së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës.

Ajo se çka e bën më të veçantë këtë postim ishte pikërisht melodia e sondazhit, që është këngë e reperit të njohur, Ledri Vula.

Bëhet fjalë për këngën “Beautiful”, të cilën Ledri e këndon me Flori Mumajesin.

Ndërkaq, lojtari në sondazh është Rodrigo De Paul.

 

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika