Avokati i Popullit dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

Gazetari Valon Syla u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre persona në Prishtinë. Avokati i Popullit e ka cilësuar këtë sulm si "të papranueshëm" gjersa ka ftuar organet kompetente që të hetojnë dhe ndriçojnë këtë rast

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla mbrëmjen e së martës.

Me anë të një postimi në Facebook, Avokati i Popullit Naim Qelaj e ka cilësuar sulmin ndaj Sylajt si “të papranueshëm” e njëherit, edhe “cenim i lirisë së shprehjes”.

“Avokati i Popullit dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla i cili u sulmua nga persona të panjohur pak kohë pas paraqitjes së tij televizive. Syla është sulmuar të martën në mbrëmje vonë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai ka raportuar se është sulmuar nga tre persona dhe ka pësuar lëndime në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se ky sulm është i papranueshëm dhe cenim i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Kosovë. Sulmet verbale a fizike ndaj gazetarëve, kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për sigurinë e gazetarëve dhe të mediave. Avokati i Popullit tërheq vëmendjen mbi nevojën e mbrojtjes efektive të gazetarëve nga çdo formë e cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit. Z. Qelaj fton organet kompetente që të hetojnë dhe ndriçojnë këtë rast, dhe ti vënë autorët e sulmit para drejtësisë.”, thuhet në njoftim.

Gazetari Valon Syla u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre persona në Prishtinë.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Syla tha se ishte sulmuar nga “tre islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejt e shpejt ka ndodhur edhe kanë ikë”, deklaroi ai për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika