Avokatja Gashi-Bytyqi: Kërkesa për 45 vjet burg është absurde dhe dëshmi e një gjykimi politik

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, duke komentuar kërkesën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve gjatë fjalës përfundimtare, ku është kërkuar dënim prej 45 vjetësh burg për secilin të pandehur, ka thënë se një kërkesë e tillë është absurde.

“Është absurde. Sipas Ligjit Penal të Kosovës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila e ka të gjithë bazamentin në konventat e nivelit botëror, gjithmonë parashihet që të përdoret ligji më i favorshëm. Ligji më i favorshëm, edhe në situatën më të pavolitshme për ne si avokatë, për kohën kur dyshohen këta që i kanë kryer ato vepra penale, ka paraparë dënim deri në 15 vjet burg, apo siç ka qenë në atë kohë dënimi në kuadër të ligjit të RF të Jugosllavisë deri në 15 vjet ose burg deri në 20 vjet, apo burgim me vdekje, i cili nuk është ekzekutuar dhe ka kaluar në burg efektiv. Mirëpo, në vitin 2000, z. Kushner e ka abroguar edhe këtë dënim me vdekje…”, ka thënë ajo në FIVE në RTV Dukagjini.

“E gjitha kjo dëshmon se këtu është bërë një shkelje shumë e madhe dhe mandej këto standarde nuk mund t’i shkelin. Po flas për situatën më të pavolitshme, edhe pse sot ne e pamë vetëm një peshore e cila, për mua, ka qenë e paimagjinueshme, nga ana e Prokurorisë. Madje kjo thirrje që të katërtit të dënohen me një dënim të njëjtë ka treguar papërgjegjësinë dhe ato motivet më të thella politike që janë ndaj krerëve tanë”, ka thënë ajo.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi tutje ka deklaruar se, pas asaj që u tha edhe sot nga ana e Prokurorisë, u pa se shteti agresor u bë viktimë, ndërsa ne që ishim viktimë u bëmë agresorë.

“Më e tmerrshmja për mua si njohëse e ligjit ka qenë sot, kur ata (Prokuroria) tanimë e bënë viktimë Serbinë, kur thonë se ka pasur planifikim për t’i sulmuar caqet serbe – viktimën (Serbinë), për të cilën viktimë u quajt e gjithë bashkësia ndërkombëtare me NATO-n, e cila e ka bërë luftën ndaj saj, e ka çliruar Kosovën dhe e ka njohur Kosovën. Dhe sot ndodh kjo. Është një befasi që nuk di të ketë përjetuar ndonjë gjykatë e nivelit të tillë botëror”, ka thënë ajo në FIVE në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika