Ballkani ndahet në barazim me Zalgirisin, ndeshja e dytë vendimtare

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka përfunduar lojën me barazim në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Ndërsa, ndeshja e radhës do të zhvillohet pas një jave në Lituani

Ballkani ndahet në barazim me Zalgirisin, Foto FC Ballkani

Përballja mes Ballkanit dhe Zalgirisit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me dy raste.

Goli i epërsisë për Ballkanin nuk u vonua shumë, golashënuesi Nazmi Gripshi me një goditje shumë të bukur nga distanca arriti të shënojë për rezultatin 1-0.

Lojtarët, Ermal Krasniqi dhe Albin Berisha kishin raste ideale, por që nuk arritën të shënonin.

Në anën tjetër mysafirët u mbrojtën në fillimin e kësaj pjesëloje, por në rastin e parë që dolën para, arritën të shënonin.

Zhvillohej minuta e 25-të, kur Zalgiris fioi një rivënie këndi, ku pas harkimit Olivier Buff u gjend më së miri dhe shënoi për të barazuar rezultatin 1-1.

Edhe pasi e pranoi golin, Ballkani kishte rast për të kaluar tutje, por goditjet e Gripshit dhe Armend Thaqit nuk ishin të sakta.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë Ermal Krasniqi tenton ta befasojë portierin mysafir, por pa sukses.

Në minutën e 55-të, Krasniqi sulmoi sërish, kësaj radhe i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij shkon në trup të Edvinas Gertmonas.

Ballkani edhe në minutat në vijim ishte shumë afër golit fitues, por në metrat e fundit iu mungonte saktësia.

Albion Rrahmani në fund ka mundur ta dërgojë Ballkanin në ndeshjen e dytë me epërsi, por u rrëzua para zonës në një rast ideal.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas një jave në Lituani. Kjo lojë do të jetë vendimtare për të dyja ekipet.

Ballkani pritet të shkruajë histori në ndeshjen me Zalgirisin

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika