Bashkatdhetarët ballafaqohen me kolonë të gjatë në vendkalimin kufitar në Merdarë, pritjet deri në 40 minuta

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë

Ilustrim

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Si në çdo vit tjetër, edhe këtë vit, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Ata po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po presin deri në 40 minuta.

Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.

Edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare, te Dheu i Bardhë, është raportuar për kolona të gjata.

Pritjet në këtë pikë janë më të vogla, deri në 20 minuta.

Ndërkaq, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, nuk ka pritje të gjata.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika