Bastisjet në Zubin Potok e Zveçan, Berisha: Shteti po funksionon, rasti do të zbardhet shpejt

Eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, vlerëson se bastisjes e ditës së djeshme nga Prokuroria Speciale dhe Policia në Zubin Potok dhe Zveçan lidhur me vrasjen e zyrtari të EULEX-it janë bërë në kohën e duhur.

“Shteti po shihet se po funksionon dhe realisht për zbardhjen e rasteve kurrë nuk është vonë, kjo ka ndodh në vitin 2013 kur u pat vra një doganier i EULEX-it. Por, duhet vlerësuar angazhimi i prokurorisë dhe policisë për zbardhjen e këtij rasti”, u shpreh Berisha.

Berisha, i ftuar në “FIVE” në TV Dukagjini, u shpreh se beson që shumë shpejt do të zbardhet vrasja e zyrtarit që ndodhi më 2013.

“Vetë fakti që rasti prej 2013 nuk është zbardh flet për një kompleksitet jashtëzakonisht të madh të kësaj ngjarje dhe është punë ekskluzive e hetuesve që merren me rastin. Mendoj që në momentin kur Prokuroria Speciale dhe Policia tregon se ka qenë koha e duhur për të reaguar dhe ka pasur argumente, besoj që ky rast do të zbardhet shpejt.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika